Conte shumë pranë Interit
sport
Conte shumë pranë Interit

Conte shumë pranë Interit

Sky Sport Italia raporton se Interi është buzë arritjes së një marrëveshjeje për emërimin e Antonio Contes në postin e trajnerit të skuadrës.

Sipas transmetuesit italian, respekti i madh mes Contes dhe drejtorit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta, si dhe projekti ambicioz dhe solid i ofruar nga Suning Group, mund ta bindin italianin t’i thotë po Interit, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Italisë është përfolur për një rikthim në Juventus, por Sky Sport këmbëngul se nuk ka pasur madje as telefonatë mes dyshes.

Për më tepër, ndarja e tyre në verën e vitit 2014 nuk është kapërdirë mirë nga asnjëra palë.

Edhe pse Sky nuk e hedhë poshtë mundësinë për një intervenim të vonshëm të Zonjës së Vjetër, i përshkruan shanset që kjo të ndodhë si shumë të vështira.

© ZHURNAL 09.05.2019, 15:04 | Xh.I. | 688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."