Burimet e fshehta të stresit
medicina
Burimet e fshehta të stresit

Burimet e fshehta të stresit

Stresi është një ndjenjë negative e cila sjell dëme psikologjike sidomos në kohën që jetojmë ku gjithçka është shumë dinamike.

Disa nga faktorët të cilën ne nuk mundemi pa ta e që ndikojnë shumë negativisht në jetën tonë janë: rrjetet sociale, ushqimi i shpejtë, gjumi jo i mirë etj.

Rrjetet sociale kanë pjesën më të madhe të ndikimit negativë kjo pasi ne shohim gjëra të ndryshme nga bota të cilat na bëjnë te ndihemi sikurse na mungon diçka apo nuk dukemi aq perfekt sa të tjerët.

Ushqimi i shpejtë ndikon negativisht kjo e gjitha nga përbërja e tij e cila na bënë të kemi çrregullime në organizëm dhe stresohemi për shëndetin tonë, të njëjtin ndikim ka edhe gjumi jo i mirë.

Këto gjëra mund të duken shumë të vogla, por ndikimi i tyre është tejet i madh, nëse neglizhohet stresi dhe nuk trajtohet në kohën e duhur, patjetër që mund të çojë në thellim të gjendjeve, që shkojnë, nga atak paniku apo sulm i ankthit, dhe deri te çrregullime madhore të humorit, siç është depresioni apo çrregullimi bipolar i humorit.

© ZHURNAL 09.05.2019, 11:17 | L.E. | 700 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."