Takim i parë i biznes bashkësive nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për shenjat tregtare më 15 dhe 16 maj në Athinë
ekonomi
Takim i parë i biznes bashkësive nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për shenjat tregtare më 15 dhe 16 maj në Athinë

Takim i parë i biznes bashkësive nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për shenjat tregtare më 15 dhe 16 maj në Athinë

Athinë, 9 maj  – Të mërkurën dhe të enjten, më 15 dhe 16 maj në Athinë fillon dialogu mes biznes bashkësive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për shenjat tregtare sipas asaj që është paraparë me Marrëveshjen e Prespës, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Joanis Brahos nga Asambleja vjetore e 44-të e Shoqatës së eksportuesve grekë në Selanik, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, ka thënë se “të dyja palët dëshirojnë që ta shprehin vullnetin e tyre politik që të zgjidhen çfarëdo lloj problemesh në lidhje me emrat” dhe ka sqaruar se dialogu nuk udhëhiqet në mesin e dy shteteve, por mes biznes bashkësive.

“Të dyja shtetet, po tentojnë me shërbime të mira, në mënyrë pozitive ta përforcojnë këtë biznes dialog dhe t’i inkurajojnë grupet e ekspertëve për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, atje kur ekzistojnë probleme”, ka thënë Brahos.

Dialogun e grupeve të ekspertëve do ta ndjekin sekretarët e përgjithshëm të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Joanis Brahos dhe Viktor Dimovski, por vetëm në pjesën në lidhje me respektimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Do të marrim pjesë, duke e ndjekur respektimin e Marrëveshjes së Prespës, e jo që të intervenojmë në procesin”, ka thënë Brahos nga Selaniku, transmetoi ANA-MPA.

Në takimin e përfaqësuesve të biznes bashkësive nga të dyja vendet, nga ana greke, sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve, do të marrin pjesë Bashkimi Qendror i Odave, Federata e Industrive të Greqisë dhe Shoqata e eksportuesve grekë.

“Rezultatet e këtij dialogu do të dorëzohen deri te grupi i ekspertëve, gjithashtu i paraparë me Marrëveshjen e Prespës, e cila teknikisht dhe juridikisht do të ndihmojë në punën”, shkruan agjencia greke e lajmeve./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 09.05.2019, 10:37 | Z.H. | 431 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."