Rritje e shpenzimeve të jetesës tek frutat, perimet dhe transporti ajror për udhëtarët
ekonomi
Rritje e shpenzimeve të jetesës tek frutat, perimet dhe transporti ajror për udhëtarët

Rritje e shpenzimeve të jetesës tek frutat, perimet dhe transporti ajror për udhëtarët

Shkup, 8 maj – Shpenzimet e jetesës në prill në krahasim me marsin e këtij viti janë rritur për 0,8 për qind, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar për 1,9 për qind. Për 1,2 për qind, ka rritje tek çmimet me pakicë në prill në krahasim me marsin e këtij viti, të cilat krahasuar me prillin e vitit të kaluar janë rritur për 1,3 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Rrije të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2019, krahasuar me muajin paraprak është vërejtur tek frutat e freskëta dhe fruta të ngrira për 5,1 për qind, perimet e freskëta të ngrira, përveç patates dhe fryteve me zhardhok për 2,3 për qind, sheqeri, marmalada, mjalti, çokollata dhe produktet konditore për 0,8 për qind, buka dhe drithërat, produktet tjera të bukës për 0,5 për qind, pijet alkoolike për 0,3 për qind dhe vaji dhe yndyrërat për 0,2 për qind.

Statistika ka evidentuar rritje të shpenzimeve të jetesës edhe tek transporti ajror për udhëtarët për 23,5 për qind, karburantet e lëngëta dhe lubrifikantët si pjesë e pajisjeve për automjetet vetanake për 5.1 për qind, gazi për familjet për 2,6 për qind, pajisje fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike me 2,1 për qind. Për 1,5 qind janë rritur shpenzimet e jetesës në lëndë djegëse djegëse për amvisëri, si këpucë, pako turistike për 1,7 për qind, aparatet e vogla shtëpiake, produktet e pastrimit dhe mirëmbajtjes për 0,8 për qind, automobilat për 0,6 për qind, pajisjet e mëdha elektrike shtëpiake, enët e qelqit, enë kuzhine dhe pajisje të tjera për 0,4 për qind, biçikletat, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport personal me 0,3 për qind dhe tekstili për familjet për 0,2 për qind.

Ulja e shpenzimeve të jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek produktet tjera ushqimore për 0,9 për qind, frutat e thata dhe arroret për 0,5 për qind, përpunimet tjera të mishit , peshku dhe frutat e detit për 0,4 për qind dhe qumështi për 0,2 për qind.

Gjithashtu, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe tek librat për një për qind, pajisja për pranim, xhirimi dhe riprodhimi i zërit dhe fotografisë, pajisja për sport, kampingu dhe rekreacioni në natyrë për 0,8 për qind, qilimat dhe mbulesat tjera për dysheme për 0,6 për qind, pajisjes informatike për 0,5 për qind, pajisjet informatike për 0,5 për qind, mirëmbajtje dhe riparim i automjeteve personale, pajisje dhe produkte të tjera për higjienë personale për 0,4 për qind, produkte të tjera mjekësore për 0,3 për qind, kopshtet, bimët dhe lulet, gjësendet tjera personale për 0, 2 për qind./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 08.05.2019, 11:39 | Z.H. | 1,147 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."