Në Shkup gjatë fundjavës 33 aksidente, janë lënduar 25 persona
kronika
Në Shkup gjatë fundjavës 33 aksidente, janë lënduar 25 persona

Në Shkup gjatë fundjavës 33 aksidente, janë lënduar 25 persona

Shkup, 6 maj - Gjatë fundjavës që lamë pas në Shkup janë sanksionuar pesë shoferë për vozitje të shpejtë, nga dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta dhe për anashkalim të parregullt dhe nga një shofer për rreshtim të parregullt, gjegjësisht mos mbajtje të rripit të sigurimit, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup.

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente, nga të cilat në tre prej tyre lëndime të rënda trupore kanë marrë tre persona, në 22 aksidente më lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në 16 është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia e trafikut ka dhënë tetë dënime për parkim të parregullt, ndërsa me karrotrec janë marrë shtatë automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar katër shoferë, nga të cilët tre para se të marrin të drejtën e vozitjes dhe një fillestar, si dhe tre automjete të paregjistruara.

© ZHURNAL 06.05.2019, 09:42 | Xh.I. | 1,522 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."