Pse Rusia synon bllokimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në NATO dhe BE?
opinion
Pse Rusia synon bllokimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në NATO dhe BE?

Pse Rusia synon bllokimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në NATO dhe BE?

Nga Kristo Muzaka/

Në 2016, dy oficer e GRU-së – Eduart Shishmakov dhe Aleksandar Popov – rekrutuan një shtetas serb të quajtur Aleksandar “Sasa” Sindjelic për të pajisur individë serb dhe malazez me qëllim rrëzimin e qeverisë malazeze, për të hyrë më forcë në ndërtesën e parlamentit malazez dhe që të parandalonte hyrjen e Malit të Zi ne NATO. Megjithëse ky komplot doli I pasuksesshëm, shërben si një rast i shkëlqyer studimi për të kuptuar veprimet e fshehta që përdor Kremlini, me qëllim për të arritur objektivat e saj në Ballkan

Sindjelic për rreth dy muaj dha dëshmi ndaj këtij grusht shteti ku ai përshkruante në çdo detaj rekrutimin dhe kontaktet e tij me GRU-në për të realizuar këto detyra, si dhe pranimin nga ana e tij të shumës përafërsisht prej 200 mijë euro të dhëna nga oficerë të GRU-së, për të financuar operacionin. Ai dëshmoi se oficerët e GRU-së shfaqën pakujdesi profesionale dhe bënë gabime të shumta për sa i përket mbrojtjes së atyre të cilët punonin për ta. Kjo përfshinte përdorimin e emrit të vërtete të Shishmakov në transfertat bankare të kryera nga Moska ndaj Sindjelic, përdorimin e numrit serial të kartëmonedhave të gjurmuara që e kishin prejardhjen nga një bankë në Rusi si dhe përdorimi i identiteteve të rremë nëpër pasaporta të cilat ishin lehtësisht të gjurmuese. Këto gabime ndihmuan në ngritjen e një akuze kundër dy oficerëve të GRU-së dhe atyre të cilët punuan me ta për grushtin e shtetit.

Ky grusht shteti bazohej në pjesën më të madhe të tij tek dhuna. Ashtu si edhe doli përgjatë procesit gjyqësor dhe hetimit te policisë, GRU-ja instruktoi Sindjelicin në blerjen e 50 uniformave policie së bashku më pajisjet që shoqërohen me to, me qëllim që të mësynin dhe pushtonin parlamentin e Malit te Zi dhe të vrisnin oficerët e policisë të cilët do i kundërpërgjigjeshin. Ndonëse në përfundim të dëshmisë së tij, Sindjelic përgënjeshtroi deponimin e tij me tu rikthyer në Serbi, kjo përsëri përbën një shembull tjetër të metodave të fshehta të përdorura nga Rusia për të formuar një tregim të rremë.

***
Grusht shteti në Malin e Zi por edhe agresionet ne vendet e tjera të botës janë shembuj të dhimbshëm dhe të freskët i asaj çka është i gatshëm të bëj Kremlini për të siguruar që vende të ndrysmë të mbeten brenda sferës së saj së influencës. Gjithashtu paraqet një përshkallëzim të turpshëm të përdorimit të influencës malinje të Kremlinit për të arritur qëllimet e saj në politikën e jashtme, që shpesh janë në dem të pjesës tjetër të botës.

Në momentin që nuk arriti të ndalonte hyrjen e Malit të Zi në NATO nëpërmjet mekanizmave të fshehta ekonomike, sociale dhe politike, Kremlini iu kthye metodave të fshehta të dhunshme për të arritur qëllimet e saj. Kjo shërben si mësim jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën për të kuptuar që Rusia e mendon të pranueshme që të përdori çfarë do lloj metode qoftë të dukshme apo të fshehtë me qëllim që të mbajë fuqinë e saj ne Rajon. Këto lloj ndërhyrjesh në çështjet e brendshme të një vendi sovran është një shkelje flagrante e normave ndërkombëtare.

Megjithëse kërkon të mbajë një reputacion të fortë dhe të aftë, metodologjia e përdorur nga GRU në këtë grusht shteti tregonte dembelizëm. Oficerët e GRU-së asetet e rekrutuara i vendosën në rrezik duke i rënë shkurt në veprimet e tyre dhe duke mos përdorur as bazat e kursit të inspektorit të terrenit, duke bërë kështu që metodologjia e tyre të ishte lehtësisht e zbulueshme dhe të përdorej në procesin gjyqësor. Kjo nuk është shenja e shërbimeve profesionale dhe as e një shteti të respektueshëm.

Ndonëse politikat ekonomike ruse mund të jenë joshëse ndaj disa vendeve, veçanërisht atyre politikave qe i përkasin marrëveshjeve tregtare dhe mbështetjes financiare, të tilla marrëveshje i shërbejnë vetëm rritjes së mirëqenies së Kremlinit dhe zakonisht dëmtojnë vendin tjetër. Që pas anëtarësimit në NATO, investimet në Mal të Zi në vendet anëtare të NATO-s janë rritur me 118% ose gati 244.4 milion euro. Ky përbën një shembull shumë të mirë të përfitimeve që vijnë prej largimit nga sfera ruse e influencës. Kremlini përdor një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisë në ekzekutimin e fushatës malinje të influencës së saj.

A është Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi imunë ndaj këtyre sulmeve të fshehta dhe të hapura të Kremlinit?

Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të kujdesshme dhe mos e nënvlerësojnë këtë kërcënim të gjithanshëm rus ndaj stabilitetit të vendit të tyre dhe ndaj Rajonit në veçanti.
Dështimi i grushtit të shtetit në Malin e Zi, dëbimi i oficerëve rus në 150 vende, nuk do ti dekurajojë përpjekjet ruse por faktimi i tyre dhe ruajtja në memorien, ndërgjegjen e komunitetit do e vështirësojë veprimet e tyre dhe do i hape rrugën integrimit të plotë të këtyre vendeve tek familja demokratike-evropiane, atje ku e meritojnë.

© ZHURNAL 06.05.2019, 20:29 | B.M. | 1,427 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."