Ndiqni këto udhëzime që ta mposhtni migrenën
medicina
Ndiqni këto udhëzime që ta mposhtni migrenën

Ndiqni këto udhëzime që ta mposhtni migrenën

Luftoni migrenën Migrena është një dhimbje koke shumë e fortë dhe ajo prek zakonisht më shumë gratë se sa burrat.

Shifrat tregojnë se deri në 75 për qind e njerëzve me migrenë janë gra dhe një nga arsyet janë ndryshimet hormonale që ndodhin për shkak të mujoreve, shtatzënisë dhe menopauzës. Kjo dhimbje e fortë ende është duke u deklaruar si një “sulm” dhe shpesh përshkruhet si një dhimbje pulsuese në një pjesë të kokës. Simptomat ndryshojnë nga një person në tjetrin, por shumë prej tyre me fillimin e migrenës ndjehen të trullosur, të përzier, bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës, tingujve të zhurmshëm, erërave dhe nganjëherë prekjes. 

Nëse ndiqni këto udhëzime ju mund ta mposhtni migrenën: 

Kujdesuni në ushqime – është e rëndësishme të konsumoni shëndetshëm, 

Sigurohuni që të jeni të hidratuar gjatë ditës, 

Kujdesuni për cilësinë e ajrit në dhomë, 

Ulni rrezikun nga stresi, 

Kur keni dhimbje koke ose migrenë, provoni të flini, 

Mundohuni të ushtroni pak, për të rritur rrjedhën e gjakut. 

Në mënyrë që të mos vijë deri te dhimbjet e mëdha, qysh në simptomat e para të dhimbjes mund të provoni me një ilaç kundër dhimbjeve që do të largojë dhimbje koke me intensitet të butë e të moderuar, por gjithmonë mund të konsultoheni me mjekun tuaj./rtv21.tv

© ZHURNAL 06.05.2019, 15:28 | L.E. | 899 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."