Oda Ekonomike: Potencialet në bujqësi të pashfrytëzuara, subvencionet pa rezultat
ekonomi
Oda Ekonomike: Potencialet në bujqësi të pashfrytëzuara, subvencionet pa rezultat

Oda Ekonomike: Potencialet në bujqësi të pashfrytëzuara, subvencionet pa rezultat

A është i përgatitur agro-sektori i Maqedonisë të zhvillojë a.q. fshatra të mençura dhe zë zbatojë zgjidhje softuerike inteligjente të cilat do t’i ulnin shpenzimet dhe humbjet, do ta përmirësonin cilësinë e prodhimit dhe do ta rrisnin konkurrencën, janë dy çështjet që do t’i hapë Oda Ekonomike e Maqedonisë në konferencën e ardhshme për bujqësi dhe industri ushqimore që do të mbahet më 16 maj në Shkup.

Sipas Odës, potencialit e bujqësisë në vend nuk janë plotësisht të shfrytëzuara. Të papunuar qëndrojnë përmes një të trete të sipërfaqes, ndërsa subvencionet nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura. Mungojnë edhe komunitet rurale të qëndrueshme të cilat do ta intensifikonin plasmanin në tregjet e huaja.

“Bujqësia jonë është ara udhëkryqit, në prag të transformimit në atë modern, por është e përballur edhe me shumë sfida. Nga një anë janë lëvizjet botërore he ndryshimet klimatike, ndërsa nga ana tjetër – konkurrenca dhe zbatimi i IT zgjidhjeve të reja”, theksoi Vasko Ristovski nga Oda.

Tani për tani, përmendi Ristovski në konferencën për shtyp, disa nga kombinatet shfrytëzojnë zgjidhje softuerike për planifikim të prodhimit. Zakonisht ato janë kapacitete më të mëdha. Por, te prodhuesit individualë veglat IT ende janë risi, ndërsa ndjehet edhe rezistencë nga pranimi i tyre. Udhëheqin fermerët e rinj të cilët janë më të informuar, lexojnë dhe i ndjekin arritjet më të mëdha botërore.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me subvencionet, Ristovski tha se në vend që jenë zhvillimore, ata deri më tani janë shfrytëzuar si vegël sociale-politike.

Në konferencën më 16 maj krahas ekspertëve vendorë, do të marrin pjesë edhe ekspertë të huaj. Do të hapen edhe çështje si toka bujqësore, shitja e prodhimeve bujqësore, mbrojtja e origjinës së tyre, zhvillimi rural, kadastra, masat fitosanitare, ushqimi organik...

© ZHURNAL 06.05.2019, 14:05 | Z.H. | 861 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."