Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre
teknologji
Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre

Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre

Sipas një raporti të ri të një grupi avokatie në Britani, Apple dhe HTC kanë tepruar informacionet me jetëgjatësinë e baterive të smartfonëve.

Në kontrast, Nokia, Samsung dhe Sony kanë dhënë shifra më modeste rreth jetëgjatësisë së baterive që ishin testuar.

Organizata “Which?” testoi nëntë modele iPhone dhe gjeti se të gjithë ishin larg pretendimeve të Apple për jetëgjatësinë e baterive. Në fakt Apple thotë se bateri jetojnë 18 deri në 51% më shumë sesa rezultatet e Which?.

iPhone XR ishte telefoni me performacën më të dobët. Apple thotë se bateria e iPhone XR mbijeton për 25 orë bisedë ndërsa sipas Which? jo më tepër sesa 16 orë e 32 minuta. Statistika e Apple është 51% më e lartë.

Mbase Which? po përdor një metodë ndryshe nga ajo që përdorin prodhuesit në fjalë. Organizata arrit në përfundimin se telefonët e Sony kishin 21% më shumë jetëgjatësi baterie sesa pretendonte Sony. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 06.05.2019, 10:29 | L.E. | 642 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."