Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, më përfitueset nga taksa e Kosovës ndaj Serbisë
ekonomi
Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, më përfitueset nga taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, më përfitueset nga taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Shkup, 5 maj - Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton rreth 500 milionë euro, po iu bën mirë disa vendeve të ish Jugosllavisë, por edhe vendeve më të zhvilluara të botës.

Sipas shënimeve në të cilat thirret kjo gazetë, Kosova në muajin shkurt e ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht 27 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018.

Kosova furnizimet më së shumti i ka rritur nga Sllovenia, e cila në raport me një vit më parë, në Kosovë ka shitur më shumë mallra për 9,3 milionë euro.

Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut e cila në shkurt ka plasuar mallra me vlerë 7 milionë euro më shumë se sa në shkurtin e vjetëm.

Pasojnë Shqipëria e Turqia që e kanë shtuar eksportin për 6 milionë euro. Vendin e pestë e ndajnë Gjermania e Kina. Ato eksportin në Kosovë e kanë rritur për 5 milionë euro. Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Kroacia, rreth 1,5 milion euro e ngritje eksporti prej 400 mijë eurosh ka pasur edhe Mali i Zi.

© ZHURNAL 05.05.2019, 13:47 | T.E. | 1,480 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."