Padi penale, dyshohen për 19 vjedhje
kronika
Padi penale, dyshohen për 19 vjedhje

Padi penale, dyshohen për 19 vjedhje

Ohër, 3 maj - SPB-Ohër ka ngritur padi penale kundër personit I.B. (29) dhe S.GJ. (34), të dy nga Ohri, personat dyshohen të kenë kryer 14 herë veprën penale “vjedhje të rënda” dhe pesë herë veprën penale “vjedhje”.

Në periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, grabitësit në vende të ndryshme në Ohër dhe në disa fshatra të Ohrit, duke përdorur mjete të ndryshme dhe forcë fizike, kanë hyrë në shtëpi dhe banesa duke grabitur gjë sende të ndryshme.

© ZHURNAL 03.05.2019, 18:19 | T.E. | 1,976 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."