Pasta me domate të pjekura
receta
Pasta me domate të pjekura

Pasta me domate të pjekura

Përbërësit

 

1 1/2 kg domate

4 thelpinj hudhre

3 gjethe dafine

5 rrënjë trumze

500 gr pasta

80 gr djath parmezan

borzilok

 

Udhëzimet

 

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë.

 

Hapi 2

Domatet bashkë me hudhrën e mëlmesat vendosini në tepsi.

 

Hapi 3

Piqini në furrë për 25 minuta, derisa të nxihet lëvorja e domates.

 

Hapi 4

Pasi të ftohen, domatet qërojini.

 

Hapi 5

Më pas vendosini në tenxhere bashkë me hudhrën e mëlmesat dhe ziejini për një kohë të shkurtë.

 

Hapi 6

Pastat ziejini sipas udhëzimeve në paketim, kullojini e shtojuni salcën e zier.

 

Hapi 7

Spërkatini me pak djath parmesan dhe shërbejini./meshije.com

© ZHURNAL 03.05.2019, 11:47 | L.E. | 776 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."