Tenton vetëvrasje, “Alfat” shpëtojnë burrin nga vdekja në Vardar
kronika
Tenton vetëvrasje, “Alfat” shpëtojnë burrin nga vdekja në Vardar

Tenton vetëvrasje, “Alfat” shpëtojnë burrin nga vdekja në Vardar

Shkup, 2 maj- Me intervenimin e dy pjesëtarëve të njësitit special “Alfa”, paradite u shpëtua  një burë në moshë madhore nga ujërat e Vardarit në Shkup.

Burri rreth orës 10 u vërejt në Vardar në afërsi të Urës së Gurit dhe është njoftuar policia, ndërsa ujërat e tërhoqën deri para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Dy pjesëtarë të “Alfave” hynë që ta ndihmojnë, ndërsa sipas informacioneve të MIA-s nga terreni, burri  ka refuzuar që të dalë nga ujërat e Vardarit dhe tha se dëshiron që të vetëvritet.

Pak më vonë, burri, megjithatë është nxjerrë nga ujërat e Vardarit, pa u lënduar./MIA

© ZHURNAL 02.05.2019, 11:49 | L.E. | 7,412 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."