Jaguar do të prodhojë Land Rover Defenderin e ri në Sllovaki
auto
Jaguar do të prodhojë Land Rover Defenderin e ri në Sllovaki

Jaguar do të prodhojë Land Rover Defenderin e ri në Sllovaki

Prodhuesi i njohur britanik, Jaguar Land Rover (JLR), ka njoftuar sot se do të lëvizë asamblenë e Land Rover Defenderit në fabrikën e tij në Sllovaki në mënyrë që të krijojë hapësirë për modelet më të reja në fabrikën e tij në Britani.
 
Defender 4x4, i cili është dizajnuar dhe projektuar në Britani, pritet të zbulohet më vonë këtë vit.
 
“Ky vendim është paralel me planet për investimet e konsiderueshme në fabrikën e kompanisë ‘Solihull’ në Britani të Madhe, për të mbështetur prodhimin e gjeneratës së ardhshme të modeleve Range Rover dhe Land Rover”, ka thënë JLR, raporton Reuters, transmeton Koha.netKy është modeli i dytë që do të prodhohet në fabrikën në Sllovaki, i cili u prezantua zyrtarisht në tetor, ku JLR pret të shënojë prodhimin vjetor prej 100.000 automjetesh deri në vitin 2020.
 
Fabrika është ndërtuar me një kapacitet fillestar prej 150.000 automjetesh dhe filloi tejkalojë prodhimin e modelit Discovery të këtij prodhuesi.
 
Qeveria britanike ka qenë e kujdesshme ndaj prodhuesve të automjeteve të cilët po prodhojnë jashtë vendit pasi industria e automobilizmit paralajmëroi se do të përballet me rreziqe të mundshme nëse Britania do të dalë nga Bashkimi Evropian.
 
Rreziqet, duke përfshirë vonesat në furnizimet e pjesëve dhe modeleve të përfunduara, burokracia e re doganore, nevoja për të ri-certifikuar veturat dhe një tarifë deri në 10 për qind për veturat e përfunduara, i kanë detyruar prodhuesit e veturave që të hartojnë një plan emergjent dhe madje të ndërprenë prodhimin shkurtimisht në fabrikat e tyre, përcjell Koha.net.
 
Së bashku, JLR, Mini, Rolls-Royce dhe Vauxhall i Peogeotit, brendet si Opel në pjesën tjetër të Evropës, kanë prodhuar mbi 750.000 nga 1.52 milion automjete të Britanisë vitin e kaluar.
 
 

© ZHURNAL 01.05.2019, 09:52 | L.E. | 831 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."