Pendarovski: Do të jetoj në Vila Vodno për shkak se s’dua që sigurimi im të pengojë fqinjët e mi në banesë
maqedonia
Pendarovski: Do të jetoj në Vila Vodno për shkak se s’dua që sigurimi im të pengojë fqinjët e mi në banesë

Pendarovski: Do të jetoj në Vila Vodno për shkak se s’dua që sigurimi im të pengojë fqinjët e mi në banesë

Shkup, 14 maj - Presidenti i sapo zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendaraovski në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat tha se ka shkuar të jetojë në rezidencën presidenciale në Vodno për shkak se nuk ka dashur që sigurimi i tij të pengojë fqinjët.

“Në objektin e banesës time ka edhe 19 banesa tjera dhe plus dy hyrje tjera. Sipas rregullave të sigurisë, kjo do të thotë edhe ndryshim të regjimit të lëvizjes së lirë të fqinjëve. Për këtë arsye nuk dëshiroja të jenë jokomod”, tha Pendarovski.

Ai shtoi “YUGO” e tij e famshme që është paraqitur në listën e pronës është jashtë funksionit.

“Ja dhashë gjyshit tim, por mund të mos ndezë. Nuk është në funksion. Edhe pse kishte një ide në fillim të fushatës më 14 prill të paraqitem me ‘YUGO-n’, kështu më tha një nga këshilltarët e mi, por kjo ishte e parealizueshme”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu tha se kur do të kalojë me delegacionin do të kërkojë sa më pak protokolle të sigurisë në mënyrë që të mos bllokojë komunikacionin dhe se prioriteti i tij do të jetë komunikim më i afërt me opozitën.

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:11 | Xh.I. | 3,531 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."