“Bindja Demokratike” 25 kandidatë përballë PS për kryetar bashkie/ LISTA
shqiperia
“Bindja Demokratike” 25 kandidatë përballë PS për kryetar bashkie/ LISTA

“Bindja Demokratike” 25 kandidatë përballë PS për kryetar bashkie/ LISTA

Tiranë, 14 maj - Bindja Demokratike do të garojë përballë PS në 25 bashki të vendit.

Lajmi është njoftuar nga vetë kryetari i kësaj force, Astrit Patozi, i cili bëri me dije gjithashtu se krahas kandidatëve Bindja do të përfaqësohet edhe nga 50 lista për këshilltarë në të gjithë vendin.

“25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë! Na prisni më 30 qershor!”, shkruan Patozi në Facebook.

Mesnatën e të hënës skadoi afati regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

KANDIDATET E BINDJA DEMOKRATIKE PER BASHKITE:

Korçë – Leonard Olli

Kolonjë – Fatjon Feka

Vlorë – Valbona Mezini

Tiranë – Arben Skënderi

Berat – Pavllo Shkarpa

Dibër – Shkëlzen Qoka

Kamzë – Ylber Gjeta

Lezhë – Salvador Kaçaj

Kavajë – Bledar Sinella

Durrës – Valdona Sakollari

Kukës – Abedin Uruçi

Skrapar – Devi Hebibasi

Bulqizë – Ilir Balla

Tropojë – Edison Hasanaj

Kurbin – Edmond Piroli

M. e Madhe – Pjerin Spathari

Tepelenë – Gëzim Malko

Këlcyrë – Shkëlqim Muho

Shijak – Arben Pohumi

Gramsh – Sabri Ibrahimi

Cërrik – Merita Xhika

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:21 | Xh.I. | 417 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."