Shkullaku për Borchardt: Nëse një diplomat shndërrohet në kloun, t’i vijë turp!
shqiperia
Shkullaku për Borchardt: Nëse një diplomat shndërrohet në kloun, t’i vijë turp!

Shkullaku për Borchardt: Nëse një diplomat shndërrohet në kloun, t’i vijë turp!

Tiranë, 14 maj - Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar debatin lidhur me atë që qeveria e quan “kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt”, ku disa persona të paidentifikuar shkruan anglisht në hyrje të banesës së tij parullën, “Turp të kesh!”.

Në emisionin “Opinion”, analisti Shkullaku deklaroi se nuk kemi të bëjmë me sulm, siç thotë qeveria, por me një parullë që është bërë jo brenda banesës. Duke ju referuar dhe përmbajtjes së parullës, Shkullaku tha se kur një ambasador sulmon opozitën me një gjuhë më të rëndë edhe se ajo e kryeministrit, sigurisht që duhet t’i vijë turp.

“Nëse ka patur ndonjë të dhënë dhe kërcënim për atë është shumë serioze. Jo vetëm Borchardt, por për këdo ambasador. Nëse është fjala për këtë parullë, ky është karagjozllëk. Të tilla parulla shkruhen kudo, kemi parë presidentë që qëllohen me këpucë. Ka shumë diplomatë që mbajnë qëndrime që herë na pëlqejnë e herë jo. Problemi është se këto deklarata, personi që e thotë të ketë një lloj autoriteti. Nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, t’i vijë turp që çke me të“,- tha Shkullaku.

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:20 | Xh.I. | 185 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."