Skuadra më e ndyrë dhe ajo me lojën më korrekte në Ligën Premier
sport
Skuadra më e ndyrë dhe ajo me lojën më korrekte në Ligën Premier

Skuadra më e ndyrë dhe ajo me lojën më korrekte në Ligën Premier

Watford është zyrtarisht skuadra më e ndyrë në Ligën Premier, ndërsa Liverpool është skuadra më lojën më fer në sezonin 2018/2019. Transfer Markt ka bërë një listë me skuadrat e ligës angleze, duke e analizuar lojën e tyre qysh nga fillimi i kampionatit e deri në fund, që nga statistikat për gol e deri te numri i kartonëve.

Watford në këtë sezon ka marrë 94 pikë si skuadra më e ndyrë, pasi janë ndëshkuar me 76 kartonë të verdhë dhe tre kartona të kuq në 38 ndeshjet e këtij sezoni.

Manchester United është skuadra e dytë me lojën më të ashpër në Ligën Premier, gjersa kanë marrë 87 pikë, duke iu falënderuar 72 kartonëve të verdhë dhe dy kartonëve të kuq, ndërsa Burnley e ka kompletuar treshen e skuadrave me lojën e ndyrë duke marrë 80 pikë.

Në anën tjetër, Liverpool është shpallur si skuadra me lojën më të pastër në Angli. The Reds nuk kanë marrë asnjë karton të kuq në këtë sezon, ndërsa janë ndëshkuar vetëm me 35 kartonë të verdhë.

Manchester City njihet si mbreti i faulleve taktikë në Ligën Premier, duke u renditur në vendin e dytë me 325 faula, ndërsa kanë marrë 44 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq.

Chelsea e kompleton top treshen si skuadra më fer në ligën angleze, ndërsa janë ndëshkuar me 49 kartonë të verdhë dhe asnjë karton të kuq në këtë sezon në Angli. /Telegrafi/

© ZHURNAL 14.05.2019, 09:12 | Xh.I. | 607 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."