Kawhi Leonard me pikë vendimtare, Toronto në finalen e Konferencës së Lindjes
sport
Kawhi Leonard me pikë vendimtare, Toronto në finalen e Konferencës së Lindjes

Kawhi Leonard me pikë vendimtare, Toronto në finalen e Konferencës së Lindjes

Toronto Raptors është finalisti i dytë në Konferencën e Lindjes.

Pas shtatë ndeshjeve spektakolare, Raptors e kanë eliminuar Philadelphia 76ers me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Raptors ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por fitorja u sigurua falë dy pikëve vendimtare nga Kawhi Leonard në sekondën e fundit.

Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim duke e mbyllur atë me 41 pikë, tetë kërcime, tri asistime e tre topa të vjedhur.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Serge Ibaka që shtoi 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa Pascal Siakam e mbylli takimin me ‘Double Double’ prej 11 pikëve e 11 kërcimeve.

Joel Embiid me 21 pikë e 11 kërcime ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitorw.

Kësisoj Toronto siguron finalen e Konferencës së Lindjes ku do të përballet me Milwaukee Bucks.

Skuadra kanadeze synon të fitojë fillimisht finalen e Konferencës dhe nëse e arrin një gjë të tillë do të ishte triumfi i tyre i parë.

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:09 | Xh.I. | 488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."