Nga Cech deri te Hazard: 11 lojtarët që mund të largohen nga Liga Premier
sport
Nga Cech deri te Hazard: 11 lojtarët që mund të largohen nga Liga Premier

Nga Cech deri te Hazard: 11 lojtarët që mund të largohen nga Liga Premier

Nga afati kalimtar veror, Liga Premier do t’i humbë disa emra të mëdhenj, të cilët tashmë e kanë bërë të qartë se janë duke kërkuar një aventurë të re.

Liga angleze të dielën e zhvilloi xhiron e fundit për sezonin 2018/2019, ndërsa ajo ishte e fundit edhe për disa lojtarë që padyshim shkëlqyen ndër vite.

Rrugëtimit 15 vjeçar të Peter Cech në Ligën Premier i erdhi fundi, pasi tashmë ka bërë të ditur se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, 15 vite edhe Gary Cahill qëndroi në ligën e Anglisë, ndërsa tashmë është në kërkim të një aventure të re.

Ander Herrera do të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohet nga Liga Premier, pasi tashmë kontrata e tij ka skaduar, ndërsa bëhet e ditur se do të kalojë te Paris Saint-Germaini.

Nga Liga Premier do të largohet edhe Eden Hazard, i cili padyshim se është lojtari më i mirë në histori të saj, gjersa është shumë afër ta kompletojë kalimin te Real Madridi për një shumë mbi 100 milionë euro.

Më poshtë është formacioni me lojtarët që pritet të largohen nga Liga Premier gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:09 | Xh.I. | 718 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."