Opozita shqiptare sërish sot në protestë, Basha: Asnjë hap pas
shqiperia
Opozita shqiptare sërish sot në protestë, Basha: Asnjë hap pas

Opozita shqiptare sërish sot në protestë, Basha: Asnjë hap pas

Tiranë, 13 maj - Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh ku i bën thirrje qytetarëve shqiptarë, ti bashkohen protestës së sotme në orën 18:30.

Asnjë hap pas, shkruan Basha, ndërsa ne mesazh thuhet se shpresa është ndezur.

“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standardet evropiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Evropa”, lexohet në videomesazhin e publikuar nga Basha.

© ZHURNAL 13.05.2019, 09:14 | Xh.I. | 350 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."