‘Krenare për vendin nga vij: Ledina Çelo, dedikim Ermonela Jahos
showbiz
‘Krenare për vendin nga vij: Ledina Çelo, dedikim Ermonela Jahos

‘Krenare për vendin nga vij: Ledina Çelo, dedikim Ermonela Jahos

Këngëtarja Ledina Çelo duket se ka mbetur e mrekulluar nga performanca e sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho në operën “Madame Butterfly”.

Pasi ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” disa momente nga mbrëmja e veçantë në teatrin gjerman Hessisches Staatstheater Wiesbaden, Ledina ka publikuar edhe takimin e saj me Jahon në prapaskenë.

Ai momenti kur ndihesh krenare nga je dhe nga vjen. Diva”-ka shkruar Ledina krahas fotove, duke treguar se ndihet tejet e lumtur që Shqipëria përfaqësohet nga një talent i tillë siç është Ermonela Jaho.

© ZHURNAL 13.05.2019, 21:47 | L.E. | 975 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."