Publikohet fotoja e parë e Taynas me të dashurin
showbiz
Publikohet fotoja e parë e Taynas me të dashurin

Publikohet fotoja e parë e Taynas me të dashurin

Tayna është një ndër rep-këngëtaret më të suksesshme gjatë viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Kjo ka bërë që artistja të jetë në qendër të vëmendjes së mediave duke mos përjashtuar edhe jetën private.

Tashmë është zbuluar se ajo ka nisur një lidhje dashurie, ndërkohë ditën e sotme portali në fjalë ka bërë publike një fotografi ku të dy shfaqen të përqafuar dhe të qeshur.

Por, kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën këngëtares prizrenase tash e sa kohë

Ai njihet gjerësisht si Kech Montana dhe pas një kërkimi të vogël në llogarinë e Instagramit, vumë re se është shok me reperin e njohur Gjiko.

Madje në shumë postime, ai i referohet bashkëshortit të moderatores Elita Rudi “Vëllaçko!”.

Ndryshe, Tayna është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim si dhe do të mbajë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

© ZHURNAL 13.05.2019, 21:27 | L.E. | 7,968 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."