Anijes arabe nuk i lejohet ngarkimi në Francë, kalon në Spanjë
bota
Anijes arabe nuk i lejohet ngarkimi në Francë, kalon në Spanjë

Anijes arabe nuk i lejohet ngarkimi në Francë, kalon në Spanjë

Grupet për të drejtat e njeriut ia kanë pamundësuar ngarkimin me armatim një anijeje saudite në portin francez Le Havre me arsyetimin se këtë armatim do ta përdorte për luftën në Yemen.

Për këtë shkak, anija ka vazhduar lundrimin për në Santander të Spanjës, derisa zyrtarët spanjollë thanë se nuk dinë asgjë rreth kësaj anijeje.

Organizatat për të drejtat e njeriut ACAT, argumentuan se anija saudite shkeli traktatin e Kombeve të Bashkuara, pasi armët po përdorën kundër civilëve në Yemen.

Në një raport të agjencisë ushtarake të inteligjencës në Francë thuhej se armët franceze janë përdorur kundër civilëve në luftën në Yemen.

© ZHURNAL 13.05.2019, 20:50 | T.E. | 1,241 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."