Ja kush është Baton Haxhiu i AAK-së – të qeshurat shpërthyen në sallë
kosova
Ja kush është Baton Haxhiu i AAK-së – të qeshurat shpërthyen në sallë

Ja kush është Baton Haxhiu i AAK-së – të qeshurat shpërthyen në sallë

Ramush Haradinaj është shprehur i befasuar kur në personat e ri të anëtarësuar të AAK-së në Viti, ka dëgjuar të thirret emir i Baton Haxhiut. Të qeshurat kanë shpërthyer menjëherë.

Haradinaj së bashku me Faruk Nurën kanë shpërthyer së qeshuri. Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK. Për koincidencë, një prej të aderuarve është me emrin Baton Haxhiu.

Kryetari i AAK Haradinaj duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

“Është një lajm i mirë që është hequr procesi i dialogut nga Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian”, tha Haradinaj.

Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës. Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

© ZHURNAL 13.05.2019, 20:22 | T.E. | 6,217 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."