Policia blindon Kryeministrinë. Në gadishmëri edhe zja.rrfikësit
shqiperia
Policia blindon Kryeministrinë. Në gadishmëri edhe zja.rrfikësit

Policia blindon Kryeministrinë. Në gadishmëri edhe zja.rrfikësit

Ka nisur tashmë protesta e 5 kombëtare nga opozita e bashkuar. Gazetarja Dorjana Bezat nga protesta raporton për “BalkanWeb”, shprehet se të paktën 1500 forca të Policisë së Shtetit janë në gadishmëri. Përveç policisë,  edhe forca të shumta zjarrfikësish dhe FNSH janë në gadishmëri.

“Kushtet e pafavorshme të motit në të njëjtat kushte janë edhe forcat e shumta të policisë. 1500 forca policore janë vendosur pra Kryeministrisë. Policia ka pasur informacione se protesta e kësaj dite do jetë në formë marshimi dhe ka marrë masa qoftë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ruajtur nëse do ketë incidente. FNSH është në gadishmëri, në gadishmëri janë edhe zjarrfikësit nëse do jetë e nevojshme ndërhyrja. Ka shumë autobusa dhe mjete më të vogla që kanë thithur protestuesit drejt Tiranës.”- u shpreh gazetarja Bezat.

© ZHURNAL 13.05.2019, 19:15 | T.E. | 783 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."