Pendarovski: Do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e refuzuara
maqedonia
Pendarovski: Do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e refuzuara

Pendarovski: Do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e refuzuara

Shkup, 13 maj - Presidenti Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e kthyera nga ish presidenti. Nga kabineti i Pendarovskit për Alsat, nuk potencojnë se kur kjo do të ndodhë por thonë se do të bëhet në afat sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.” – thonë nga kabineti i Pendarovskit.

© ZHURNAL 13.05.2019, 18:48 | T.E. | 4,090 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."