Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Evropës
sport
Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Evropës

Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Evropës

Dy klubet angleze, Chelsea dhe Arsenal do të kërkojnë ta fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.

UEFA sot ka përzgjedhur gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Chelseat dhe Arsenalit që luhet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.

Do të jetë Gianluca Rocchi nga Italia, ai i cili do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa edhe asistentët e tij do të jenë italianë. Në VAR do të jenë Daniele Orsato dhe Marco Guida.

Për Rocchin kjo është finalja e parë që drejton në Ligën e Evropës, ndërsa ai ka qenë gjyqtar kryesor në finalen e Super Kupës së Evropës më 2017 mes Real Madridit dhe Manchester United.

© ZHURNAL 13.05.2019, 16:33 | Z.H. | 1,710 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."