Zhbogar takohet edhe me Siljanovskën, pajtohen që e ardhmja e vendit është në BE
maqedonia
Zhbogar takohet edhe me Siljanovskën, pajtohen që e ardhmja e vendit është në BE

Zhbogar takohet edhe me Siljanovskën, pajtohen që e ardhmja e vendit është në BE

Shkup, 13 maj - Shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Samuel Zhbogar sot pas takimit me presidentin e ri Stevo Pendarovski, u takua edhe me Gordana Siljanovskën, e cila në zgjedhjet presidenciale ishte kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE, përcjellë Zhurnal.

Në takim, të dy janë pajtuar se e ardhmja e vendit duhet të jetë në BE, por që duhet ende shumë punë që BE-ja të futet në përditshmërinë e njerëzve në end.

"Me Siljanovska-Davkovën u pajtuam se e ardhmja e vendit është në BE. Ende duhet shumë punë që BE të futet në jetën e përditshme të njerëzve. Unë dhe zyra ime i mbështesim të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore që të arrijnë këtë qëllim", shkroi Zhbogar pas takimit me Siljanovskën.

Ndryshe, sa Maqedonia e Veriut ka punuar për datë për hapje të negociatave me BE-në ngelet të shohim muajin e ardhshëm në raportin e fundit të BE-së, ku dyshimet e vetme për mospajtim ngelin në Francë dhe Holandë./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.05.2019, 15:24 | Z.H. | 1,458 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."