Limaj shkruan në Librin e Zisë për dy oficerët shqiptarë
kosova
Limaj shkruan në Librin e Zisë për dy oficerët shqiptarë

Limaj shkruan në Librin e Zisë për dy oficerët shqiptarë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nderuar sot në Librin e Zisë dy oficerët shqiptarë që humbën jetë në shërbim të NATO-s në Letoni.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ambasadorin dhe familjarët e oficerëve, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Në nderim të dy oficerëve që humben jetën duke shërbyer në kuadër të Aleancës më të fuqishme ushtarake NATO sot u shënova në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.

Shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për ambasadorin, familjet e oficerëve dhe shtetin shqiptar.


© ZHURNAL 13.05.2019, 14:50 | Z.H. | 580 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."