Ofendoi “bebin mbretëror”, spikeri i BBC rrezikon të gjykohet për racizëm
bota
Ofendoi “bebin mbretëror”, spikeri i BBC rrezikon të gjykohet për racizëm

Ofendoi “bebin mbretëror”, spikeri i BBC rrezikon të gjykohet për racizëm

Telashe të reja për Danny Baker, spikeri radiofonik, i pushuar nga puna nga ana e BBC, pasi ka përdorur terma raciste për bebin e mbretërisë, Archie.

Për Baker, kanë nisur hetimet për racizëm.

Nuk kanë vlejtur për asgjë ndjesa dhe pendimi i spikerit, i cili i kishte cilësuar me shaka në tweet-erin e tij të sapo lindurin si “idiot dhe budalla”.

Imazhi i tmerrshëm, që tregonte një shimpanze të vogël, i cili ka kapur për dore një grua dhe një burrë, që përfaqësonin Harryn dhe Meghanin, nuk ka kaluar aq lehtë dhe tani Baker, i mbetur pa punë, mund të përballet edhe me proces gjyqësor, pasi prokuroria ka hapur një dosje në emër të tij.

 

© ZHURNAL 13.05.2019, 14:35 | Z.H. | 754 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."