Pak orë para protestës Ambasadori i BE, në zyrën e Bashës….
shqiperia
Pak orë para protestës Ambasadori i BE, në zyrën e Bashës….

Pak orë para protestës Ambasadori i BE, në zyrën e Bashës….

Tiranë, 13 maj - Pak orë përpara protestës së dytë të opozitës, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, ambasadori i BE, Luigi Soreca do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi pritet të zhvillohet në zyrë e liderit demokrat.

Që pas dorëzimit të mandateve, opozita i ka “shpallur” luftë ndërkombëtarëve, kur herë pas herë, në fokus të akuzave të tyre nuk i kanë shpëtuar as ndërkombëtarët.

Mbrëmjen e 11 majit, duke u gdhirë 12 maji, janë shënuar incidente të patolerushme, ku në fokus ka qenë vetë ambasadori i OSBE, Borchardt.

Pas deklaratave të këtij të fundit, për dhunën në protestën e opozitës, atij i është lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. “Turp për ju”.

Rama deklaroi sot se “Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale”.

Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunës e ushtruar në protestën e 11 majit. Ato kanë bërë apel të fortë protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politik për t’u distancuar nga aktet e dhunës, thirrje që duket se “ranë në vesh të shurdhët”.

© ZHURNAL 13.05.2019, 13:07 | Xh.I. | 1,374 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."