“Nxënësit shqiptarë do të mësojnë për muzikën maqedonase, ndërsa maqedonasit për muzikën shqiptare”
maqedonia
“Nxënësit shqiptarë do të mësojnë për muzikën maqedonase, ndërsa maqedonasit për muzikën shqiptare”

“Nxënësit shqiptarë do të mësojnë për muzikën maqedonase, ndërsa maqedonasit për muzikën shqiptare”

Shkup, 13 maj - Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se në lëndën e muzikës për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe të nënta, do të fillojë zbatimi i programit, i cili sipas tij, do tt promovojë multikulturalizëm me njohje dhe respektim të dallimeve.

Sipas kësaj, çdo nxënës do të mësojë për kulturën muzikore dhe traditat për komunitetin që i përket, si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e qytetarëve të bashkësive tjera.

Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe të vet nxënësve për të kuptuar më lehtë këtë lëndë.

“Procesi i reformimit, rishikimit dhe modernizimit të programeve arsimore është në rrjedhe e sipër dhe aktivitete zhvillohen në drejtim të mirë, në përputhje me dinamikën e paraparë. Gjatë ditëve të kaluara ka përfunduar njëri nga aktivitete për përmirësimin e programeve mësimore. Janë hartuar programe të reja në lëndën “arsimi muzikor” për klasën e 6.7.8 dhe klasën e nëntë, që tashmë janë miratuar nga MASH-i dhe do të filloj zbatimi i të njëjtave. Përmbajtjet e reja kontribuojnë në njohjen dhe respektimin e divertsitetit”, deklaroi Arbër Ademi.

© ZHURNAL 13.05.2019, 12:44 | Xh.I. | 7,799 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."