Arabia Saudite pohon se dy tankerë nafte i janë dëmtuar në një Sulm
bota
Arabia Saudite pohon se dy tankerë nafte i janë dëmtuar në një Sulm

Arabia Saudite pohon se dy tankerë nafte i janë dëmtuar në një Sulm

Autoritetet e Arabisë Saudite thanë të hënën se tankerë nafte kanë qenë në shënjestër të një sulmi sabotimi shumë afër brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri saudit për Energjetikë, Khalid al-Falih, tha se sulmi në fjalë ka shkaktuar dëmtime të rëndësishme në strukturën e anijeve, megjithatë shton ai, nuk pati viktima as rrjedhje të naftës.

Siç e citon agjencia e lajmeve SPA, al-Falih ka thënë se qëllimi i këtij sulmi është të minojë lirinë e lundrimit dhe sigurinë e furnizimit me naftë të konsumatorëve anembanë botës.

Ministri saudit, tha se një nga anijet ishte në rrugë për t’u ngarkuar me naftë të papërpunuar që për destinacion kishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai nuk zbuloi detaje se kush është përgjegjës për sulmin.

Sulmi i së hënës vjen një ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se katër anije komerciale të saj, kanë qenë objektiv i sulmeve sabotuese pranë portit Fujairah.

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:09 | Xh.I. | 548 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."