Pompeo e anuloi vizitën në Moskë, në Soçi do të takohet me Putinin
bota
Pompeo e anuloi vizitën në Moskë, në Soçi do të takohet me Putinin

Pompeo e anuloi vizitën në Moskë, në Soçi do të takohet me Putinin

Uashington, 13 maj – Sekretari i shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo do ta anuloj vizitën në Moskë gjatë qëndrimit në Rusi, por në Soçi, megjithatë do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, kumtoi Departamenti i shtetit.

Pompeo sot fluturoi me aeroplan nga baza “Endrjus” në afërsi të Uashingtonit drejtë Brukselit, ku do të bisedojë me përfaqësues evropianë për Iranin dhe çështje të tjera para se ta vazhdojë udhëtimin në Rusi, informon një përfaqësues amerikan anonim .

Vendet evropiane javën e kaluar kumtuan se duan ta ruajnë marrëveshjen bërthamore me Iranin, por ato e hodhën poshtë “ultimatumin” e Teheranit, pasi Irani i ka zvogëluar kufizimet lidhur me programin e tij bërthamor dhe u kanos me hapa, me të cilat mund ta shkëpus marrëveshjen ndërkombëtare nga vitit 2015.

Pompeo është dashur në Moskë të takohet me diplomatët amerikanë në Ambasadën e SHBA-së në këtë qytetet para takimit me biznes liderët amerikanë, ndërsa fillimisht ka qenë e planifikuar të vendos kurorë në varin e heroit të saj në nderë të luftëtarëve kundër nazizmit.

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:06 | Xh.I. | 278 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."