Rashica i gëzohet rikthimit të Vushtrisë në Superligë
sport
Rashica i gëzohet rikthimit të Vushtrisë në Superligë

Rashica i gëzohet rikthimit të Vushtrisë në Superligë

Milot Rachica i është gëzuar rikthimit të Vushtrrisë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas tri vitesh mungese në elitën e futbollit vendor, skuadra vushtrriase ka siguruar rikthimin në kompeticionin kryesor në vendin tonë.

Vushtrria pësoi humbje nga Dukagjini, por skuadra e udhëhequr nga Samuel Nikaj arriti ta siguronte matematikisht rikthimin në ligë.

Vushtrria ka arritur t’i arkëtojë 63 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Besa në vendin e tretë ku kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Klubi i Vushtrrisë ka bërë të ditur se ata do të organizojnë një festë të madhe në ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut në ‘Ferrki Aliu’.

Milot Rashica po shkëlqen në këtë sezon te Werder Bremeni, por që nuk ka harruar ta urojë klubin ku mori hapat e parë në futboll.

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:02 | Xh.I. | 428 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."