Reagon ashpër Spahiu: Protesta është pak për qeverinë më të korruptuar në rajon…
shqiperia
Reagon ashpër Spahiu: Protesta është pak për qeverinë më të korruptuar në rajon…

Reagon ashpër Spahiu: Protesta është pak për qeverinë më të korruptuar në rajon…

Tiranë, 13 maj - Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka sjellë një shqetësim aq të qenësishëm që ka prekur vendin tonë, emigracioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se “11,500 nxënës më pak janë ulur në bankat e shkollës krahasuar me një vit më parë.Shqipëria po pakësohet me rritme të frikshme ku emigracioni, por dhe ulja e lindshmërisë, po bëjnë që çdo vit të ngelemi më pak.”

Gjithashtu, Spahiu akuzon qeverinë se “mendon vetëm për një grusht njerëzish” dhe “protesta është shumë pak për qeverinë më të korruptuar në rajon”.

Postimi i plotë i Spahiut:

11,500 nxënës më pak janë ulur në bankat e shkollës krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria po pakësohet me rritme të frikshme ku emigracioni, por dhe ulja e lindshmërisë, po bëjnë që çdo vit të ngelemi më pak.

Nuk është zgjdhje pagesa e një shume parash (edhe me këtë kjo qeveri ka mashtruar) për çdo lindje, por politika reale afatmesëm por dhe afatgjatë ekonomike për të mundësuar punësim dhe kthimin e besimit se në Shqipëri mund të jetohet.

Shqiptarët largohen jo nga pamundësia e një jete luksi por nga pamundësia e një jetese minimale në vendin e tyre.

Papunësia por dhe mungesa e besimit për një të ardhme më të mirë, ka bërë që çdo familje të mendojë të largohet ku të mundet.

Protesta është shumë pak për qeverinë më të korruptuar në rajon, qeverinë që mendon vetëm për një grusht njerëzish…!!!

© ZHURNAL 13.05.2019, 11:15 | Xh.I. | 466 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."