Të hënën opozita zhvillon tjetër protestë kombëtare
shqiperia
Të hënën opozita zhvillon tjetër protestë kombëtare

Të hënën opozita zhvillon tjetër protestë kombëtare

Pak pas mesnatës kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga selia blu, se opozita e bashkuar do të rikthehet sërish me një protestë kombëtare.

 

Kryedemokrati njoftoi se ditën e hënë në orën 18:30, që do të mbahet protesta e pestë kombëtare.

 

Vendimi i mor në mbledhjen urgjente që kryetari i PD zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të partisë së tij dhe aleatët e opozitës.

 

“I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër para drejtorisë së policisë së Tiranës, ora 11:00 për të protestuar për lirimin e të arrestuarve. E sotmja e ndau Shqipërinë me thikë. Askush të mos, mungojë të hënën në orën 18:30 ti japim grusht vendimtar klikës kriminale.

© ZHURNAL 12.05.2019, 08:24 | Z.H. | 558 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."