LAJMI I FUNDIT Vlora përfshihet nga erëra të forta, rrëzohen pemë dhe ka shkëputje të enërgjisë
shqiperia
Lajmi i fundit Vlora përfshihet nga erëra të forta, rrëzohen pemë dhe ka shkëputje të enërgjisë

Lajmi i fundit Vlora përfshihet nga erëra të forta, rrëzohen pemë dhe ka shkëputje të enërgjisë

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga erëra të forta mbrëmjen e sotme dhe si pasojë janë shkaktuar disa dëme në qytet dhe në disa fshatra.

Në zonën bregdetare të Orikumit si dhe në disa fshatra të tjerë ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të shkëputjeve të linjave.

Era e fortë ka sjellë pasojë dhe në qytet. Disa pemë në shëtitoren Lungomare janë dëmtuar dhe kanë qenë punonjësit e shërbimeve publike që janë aktivizuar për të larguar këto pemë të dëmtuara.

Një tjetër pasojë e erës së fortë është edhe zhvendosja e kontenierëve të mbetjeve në rrugë dhe parkime duke demtuar lehtë disa automjete. http://www.albeu.com/shqiperi/vlora-perfshihet-nga-erera-te-forta-rrezohen-peme-dhe-ka-shkeputje-te-energjise/461566/

© ZHURNAL 12.05.2019, 23:05 | T.E. | 31,754 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."