Lirohet Sahit Dollapi, por mbetet ende në spital
shqiperia
Lirohet Sahit Dollapi, por mbetet ende në spital

Lirohet Sahit Dollapi, por mbetet ende në spital

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi është lënë i lirë nga policia.

Dollapi u shoqërua nga policia mbrëmjen e të shtunës gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës.

Mësohet se Sahit Dollapi ndodhet në Spitalin e Traumës ku po mjekohet në gjendje të lirë.

Sahit Dollapi u shoqërua fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës por për shkak të lëndimeve që mori u transportua nga policia në spital.

Pas shoqërimit të Dollapit opozita e zhvendosi protestën e djeshme tek Drejtroria e Policisë ku dhe nuk munguan përplasjet me policinë.

Vetë kreu demokrat njoftoi dje mbajtjen e një protestë këtë të dielë në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë ku do kërkohet lirimi I të gjithë të protestuesve të arrestuar.

© ZHURNAL 12.05.2019, 11:03 | T.E. | 716 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."