Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë
kosova
Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Mbrëmja e bamirësisë e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët e shumtë si Dr.med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri nga Albinfo.ch, ka arritur të grumbullojë një shumë të madhe parash të cilat i dedikohen uljes së shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë.

Kjo ngjarje bamirëse më moton “Shpëto Jetë” a u mbajt për të tretën herë me radhë në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër.

Në këtë mbrëmje ka performuar sopranoja e njohur kosovare, Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .

Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Syzane Baja, bëri thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar.

Ndërsa Menaxherja e organizatës AMC u shpreh e kënaqur me mbledhjen e fondeve prej mbi 23 mijë frangave.

“Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë”, u shpreh Janine Mehmeti, Menaxhere e organizatës AMC.

Ngjarja u bë e mundur falë mbështetjes së shumë partnerëve vendor si dhe ndërkombëtar si Albinfo.ch, Telegrafi, afaristi Femi Fetahi me Vali Ranch, Refina Gmbh, Christine and Ulrich Sigwart, Georg and Dorothea Fankhauser, Neshat Ibrahimin, Familja Gjeloshi, Neosana AG, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, Leonora Pink – Permanent Make-up, Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ProCredit Banka Kosova, Eurokoha, Dr. Normand Kiseri, Skender Nikoliqi, Kujtim Nikoliqi, Limani Immo, Natursteine Wüst AG Wallisellen, Arztpraxis Dr. med. Shemsi Bakiu, Flexiprint.ch, si dhe Trembelat.

© ZHURNAL 11.05.2019, 18:49 | T.E. | 1,201 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."