Vaji i kokosit ndikon në parandalimin e këtyre sëmundjeve 
medicina
Vaji i kokosit ndikon në parandalimin e këtyre sëmundjeve 

Vaji i kokosit ndikon në parandalimin e këtyre sëmundjeve 

 

Vetitë shëndetësore të kokosit Kokosi është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e kalorive më shpejt. 

Ai po ashtu gjeneron energji dhe është lehtësisht i tretshëm, si dhe kërkon më pak enzima digjestive. Kokosi është i njohur edhe si një ushqim që stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe përshpejton metabolizmin. 

Ndryshe nga ushqimet e tjera, kjo nuk shkakton urinë dhe dieta e pasur me vaj kokosi zgjat ndjenjën e ngopjes. Ushqimet e pasura me yndyrë paraqesin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë, ndërsa vaji i kokosit metabolizon yndyrën në mëlçi dhe e kthen atë në karburant për funksionimin e trurit dhe muskujve. 

Me konsumimin e vajit të kokosit, depresioni, problemet e zemrës dhe sëmundjet e tjera mund të parandalohen. 

Po ashtu, vaji i kokosit ndikon edhe në parandalimin e sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe problemeve të tjera të tretjes. 

Një lugë vaj kokosi përmban 13.6 g yndyrë dhe vetëm 117 kalori. Shtoni atë në sallatë ose në ndonjë pjatë tjetër dhe shijoni për të humbur peshë.

© ZHURNAL 01.05.2019, 10:00 | L.E. | 2,139 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."