‘Topi i Artë’, Messi mbetet favorit, pas tij renditet Van Dijk
sport
‘Topi i Artë’, Messi mbetet favorit, pas tij renditet Van Dijk

‘Topi i Artë’, Messi mbetet favorit, pas tij renditet Van Dijk

Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për Topin e Artë për vitin 2019.  Ylli i Barcelonës ndiqet nga Van Dijk, Salah, Mane dhe  Cristiano Ronaldo i cili renditet në vendin e pestë.

 

Pavarëssiht se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, Lionel Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për të rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2019. Ai ka shënuar 48 gola në 47 paraqitje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës, duke bërë një sezon fantastik, ani pse është vërshuar me kritika pas humbjes 4-0 nga Liverpooli.

 

Kompanitë e basteve e kuotojnë Messin me koefiçentin 1.50 që ‘pleshti’ të marrë ‘Topi e Artë’. Në vendin e dytë është Virgil van Dijk.  Mbrojtësi i Liverpool ka qenë një nga protagonistët e përmbysjes së madhe ndaj Barcelonas në Champions League, duke u konfirmuar një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë.

© ZHURNAL 10.05.2019, 09:24 | Z.H. | 1,260 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."