Mbi 3600 kompani fshihen nga Regjistri qendror
ekonomi
Mbi 3600 kompani fshihen nga Regjistri qendror

Mbi 3600 kompani fshihen nga Regjistri qendror

Shkup, 10 maj - Gjithsej 3.603 kompani janë fshirë këtë vit nga Regjistri qendror, ndërsa 3200 subjekte të tjera janë larguar për shkak të likudimit apo falënderimit.

Drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-Nakovski, paralajmëroi se deri në fund të këtij viti do të vihet në funksion i ashtuquajturi regjistër i pronarëve të vërtetë, i cili do të obligojë çdo subjekt të plotësojë formular me të dhëna më të detajuara, sa kompani posedon, cilat janë ato dhe ku ka aksione.

“Sa i përket subjekteve ekzistuese, do të kenë afat prej tre muajsh të paraqiten, ndërsa gjatë regjistrimit inicial do të duhet të plotësohet edhe paraqitja për regjistrimin e pronarëve të vërtetë. Obligim ligjor ka secili të prononcohet ku ka pjesëmarrje dhe pronësi. Kur të shihet në regjistër saktë do të dihet ku ka dikush pronësi, pjesëmarrje, sa është kjo pjesëmarrje. Direktiva euopiane numër 5 është rrjetizim i regjistrave të vërtetë në gjithë Unionin Europian dhe atëherë do të kemi fotografi të qartë se ku kush është pronar qëndror”,- tha drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-Nakovski.

Boshkovska foli edhe për çështjen e BFI-së. Ajo theksoi se në Regjistrin qendror është shtruar fletëparaqitje për regjistrimin e ndryshimit, ndërsa janë marrë edhe dy vendime gjyqësore.

“Unë sa kujtoj, për BFI-në janë dorëzuar fletëparaqitje për regjistrimin e ndryshimit dhe këtu kemi marrë dy vendime gjyqësore dhe Regjistri qendror respekton vendime gjyqësore, ashtu që kemi afat prej 30 ditësh dhe do të përgjigjemi në pajtim me kërkesën e gjykatës”,- theksoi Boshkovska-Nakovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me pohimet e Komisionit për Antikorrupsion, Boshkovska Nakovski i hodhi poshtë si të pasakta pohimet për gjoja nepotizëm.

Ajo tha se ka vepruar në pajtim me të gjitha rregullat ligjore.

© ZHURNAL 10.05.2019, 22:50 | T.E. | 2,118 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."