Gruaja e zhdukur nga Përshevca kthehet në shtëpi
kronika
Gruaja e zhdukur nga Përshevca kthehet në shtëpi

Gruaja e zhdukur nga Përshevca kthehet në shtëpi

Tetovë, 10 maj - Katërdhjetë e tetë vjeçarja Xhemile Hasani nga Përshevca e Tetovës është kthyer në shtëpi tre ditë pasi në polici ishte lajmëruar për zhdukjen e saj.

Vëllai i saj ka lajmëruar SPB-në e Tetovës se Xhemilja është në shtëpi dhe nuk ka nevojë të llogaritet si e zhdukur. Ajo nga shtëpia kishte dalë të hënën më 6 maj, ndërsa në shtëpinë familjare në Përshevcë është kthyer të enjten rreth orës 11.

SPB Tetovë nuk ka dhënë detaje ku ka qenë gjatë tre ditëve për të cilën familja kërkonte ndihmë për gjetjen e saj shkaku i shëndetit jo të mirë.

© ZHURNAL 10.05.2019, 21:46 | T.E. | 8,788 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."