Sarri tregon pse nuk i shikoi penalltitë e mbrëmshme të Chelseat
sport
Sarri tregon pse nuk i shikoi penalltitë e mbrëmshme të Chelseat

Sarri tregon pse nuk i shikoi penalltitë e mbrëmshme të Chelseat

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk mund të duronte t’i shikonte dy penalltitë e fundit të lojtarëve të tij, në triumfin kundër Eintracht Frankfurtit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Eden Hazardi e gjuajti penalltinë e fitores pasi që koha e rregullt dhe ajo shtesë e ndeshjes gjysmëfinale të mbrëmshme kundër Eintracht Frankuftit përfundoi me barazim 1:1, transmeton Gazeta Express.

Para se Hazardi ta shënonte penalltinë që ia siguroi Chelseat një vend në finale të Ligës së Evropës, Kepa Arrizabalaga ua mbrojti penalltitë Martin Hintereggerit dhe Goncalo Paciencias të Frankfurtit.

Mirëpo, Sarri – i cili ka arritur ta zë një vend në dy finale me Chelsean dhe e ka zënë një vend në top katërshe të Premierligës në sezonin e parë me klubin londinez – bëri të ditur se nuk mund të duronte t’i shikonte penalltitë e fundit.

“Jo, unë nuk doja të vuaja”, u përgjigj Sarri kur u pyet se pse nuk i kishte shikuar penalltitë e fundit.

Fitorja e Chelseat bën që të ketë finale angleze edhe në Ligën e Evropës, pasi që kundërshtari i “Blues” është klubi tjetër nga Londra, Arsenali. Edhe në Ligën e Kampionëve është e njëjta gjë pasi që në finale do të përballen Liverpooli dhe Tottenhami.

Kjo është hera e parë në histori që katër finalistët e dy garave prestigjioze të Evropës do të jenë nga i njëjti vend.

© ZHURNAL 10.05.2019, 16:01 | Xh.I. | 1,861 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."