Klopp: Triumfi ynë ndaj Barcelonës, njëra ndër momentet më të mira në histori
sport
Klopp: Triumfi ynë ndaj Barcelonës, njëra ndër momentet më të mira në histori

Klopp: Triumfi ynë ndaj Barcelonës, njëra ndër momentet më të mira në histori

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppit, beson se skuadra e tij e shkroi njërën ndër momentet më të mirë në histori të futbollit me përmbysjen e rezultatit në ndeshjen e së martës kundër Barcelonës.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

“E marta ishte pa asnjë dyshim njëra ndër momentet më të mira në histori të futbollit e jo vetëm për Liverpoolin. Ndoshta njerëzit prisnin që në finale të ishin Manchester City dhe Barcelona”, ka thënë Klopp.

“Ju ndoshta do të kishit vënë bast se të paktën një klub anglez do të kishte qenë i përfshirë. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë shpeshherë [katër klube angleze në dy finalet e Evropës]”. Klubet angleze duan të qëndrojnë patjetër në Evropës”.

Liverpooli do të takohet me Tottenhamin në finalen e këtij sezoni, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

© ZHURNAL 10.05.2019, 13:43 | Xh.I. | 691 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."