Netflix do të bëjë film për djemtë e shpëtuar në shpellën në Tajlandë
kulture
Netflix do të bëjë film për djemtë e shpëtuar në shpellën në Tajlandë

Netflix do të bëjë film për djemtë e shpëtuar në shpellën në Tajlandë

Netflix bën të ditur se do të bashkojë forcat me kompaninë kinematografike Crazy Rich Asians për të realizuar projektin filmik lidhur me shpëtimin dramatik të korrikut të kaluar në Tajlandë.

Vitin e kaluar nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë u nxorrën të gjallë 12 djemë të cilët ishin bllokuar për më shumë se dy javë, bashkë me trajnerin e tyre të futbollit.

Rrjeti global televiziv Netflix dhe SK Global Entertainment thanë sot në Bangkok se kanë fituar të drejtat për rrëfimin në fjalë të cilin e kishte në posedim kompania “13 Thumluang Co. Ltd”, që është një kompani të cilën Qeveria e Tajlandës e ndihmoi për të përfaqësuar interesat e djemve dhe trajnerit të tyre.

Muajin e kaluar, Ministria e Kulturës në Tajlandë publikoi detaje të marrëveshjes duke thënë se bëhet fjalë për mini-seriale.

Zëdhënësi qeveritar Weerachon Sukoondhapatipakat u citua të ketë thënë se familjet e të mbijetuarve në shpellë do të paguheshin secili me nga 94.000 dollarë.

Kujtojmë se qershorin e kaluar 12 fëmijë të moshës mes 11 dhe 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non. Ata u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim ndërsa mbetën të bllokuar nga shkaku se hyrja në shpellë ishte mbuluar me ujë nga reshjet e shiut.

Pas 5 ditësh pritje, filloi operacioni për shpëtimin e tyre, ku në ditën e parë u shpëtuan 4 fëmijë, në ditën e dytë përsëri 4 fëmijë, ndërsa në të ditën e tretë 4 fëmijët e fundit dhe trajneri i tyre.

© ZHURNAL 30.04.2019, 18:08 | T.E. | 604 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."