Mbahet festivali folklorik “Saraj Fest 2019”
kulture
Mbahet festivali folklorik “Saraj Fest 2019”

Mbahet festivali folklorik “Saraj Fest 2019”

Shkup, 30 prill - Për të nëntën herë me radhë në sheshin e Sarajit po mbahet Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Saraj Fest”. Në këtë festival dyditor i cili tashmë është bërë tradicional marrin pjesë numër i madh e Shoqërive Kulturore Artistike të cilat përmes valleve popullore do të prezantojnë traditën dhe kulturën e shteteve nga të cilat vijnë.

Kryetari i shoqërisë kulturore artistike “Dërveni” Hazbi Shaipi njëkohësisht edhe njëri nga organizatorët e këtij festivali tha  se për shkak të interesimit të madh evenimenti pritet të zhvillohet edhe gjatë viteve të ardhshme. Dita e dytë e Festivalit do të mbahet nesër me fillim në ora 14 në Qendrën rekreative “Saraj”.

Sivjet është risi se kemi ftuar grupe nga Lituania, edhe dy grupe janë nga Turqia, qyteti I Bursës, kemi grupe edhe nga Mali I Zi, Kosova, Bujanoci dhe tre grupe janë nga Maqedonia. Nesër, sërish me 1 maj mbahet në qendrën rekreative Saraj, prej orës 12 është defileja deri në qendrën rekreative kurse prej ora 14 fillon manifestimi qendror në këtë qendër rekreative- deklaroi Hazbi Shaipi, SH.K.A “Dërveni”.

© ZHURNAL 30.04.2019, 18:06 | T.E. | 1,339 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."