Rriten çmimet e derivateve të naftës
ekonomi
Rriten çmimet e derivateve të naftës

Rriten çmimet e derivateve të naftës

30 prill - zhurnal.mk - Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i EUROSUPER BS-95 rritet për 0.5 denarë për litër, ndërsa për një denarë shtrenjtohen EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra (EL-1).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 72 denarë, i EUROSUPER BS-98 është 74 denarë, i EURODIZEL (d-EV) 62.5 denarë dhe çmimit të vajit ekstra për 52 denarë për litër.

Çmimi i mazutit lirohet për 0.078 denarë për kilogram dhe kushton 34.377 denarë.

Ndryshe, në dy muajt e fundit nuk pa pasur ulje të derivate të naftës por vetëm shtrenjtim të derivateve të naftës.

 

© ZHURNAL 30.04.2019, 13:16 | D.K. | 4,051 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."